Ju dëshiroj mirëseardhje në shkollën online http://matematike.almooc.com e cila u dedikohet të gjithë nxënësve që nga klasa e V e deri në klasën e XII, por edhe të gjithë të tjerëve të cilët mendojnë se kanë nevojë për t’i kuptuar më mirë konceptet e ndryshme matematikore, që në fakt janë paraparë në plan-programet përkatëse të këtyre klasave, e të cilat janë miratuar nga MASHT e Kosovës. Lënda e matematikës, edhe për nga vetë specifika e saj, ka një avantazh në krahasim me lëndët e tjera. Ky avantazh ka të bëjë me zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemeve, ku ju si nxënës do të arrini t’i kuptoni shumë lehtë njësitë mësimore që i kemi paraparë në këtë shkollë. Në këtë faqe, mësimet janë të realizuara në mënyrë profesionale nëpërmjet videove, me ç’rast ju mësimet mund t’i përcillni kurdo që të doni dhe t’i përsërisni ato sa herë që të doni. Po ashtu, për çdo njësi mësimore përfshihen dhe kuizet përkatëse. Kjo shkollë virtuale është tejet e mirëseardhur, sepse në një formë mund t’u dalë në ndihmë edhe arsimtarëve e shkollave që suksesi i tyre të rritet, por edhe për prindërit të cilët kanë mundësinë t’u ofrojnë fëmijëve të tyre edukim dhe shkollim pa pagesë, duke i larguar nga forma e pasivitetit nga rrjetet sociale apo edhe nga lojërat të cilat janë aktive në internet, e që ua marrin kohën më të madhe.
e - Mësimi
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|